Lidhje

Shqipëri: AMC dhe VODAFON gjobiten për shkelje ligjore në tregun e telefonisë


Në Tiranë, Autoriteti i Konkurrencës gjobiti sot me 5,5 milionë dollarë dy kompanitë e telefonisë celulare AMC dhe VODAFONE, për shkelje të rregullave të tregut. Lindita Milo, kryetare e këtij institucioni thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se këto dy kompani të shërbimit celular, si edhe ALBTELEKOM-i, kompania e sapoprivatizuar e telefonisë fikse, janë vendosur nën vëzhgim të pandërprerë për mënyrën se si po sillen në tregun e veçantç tç tele-komunikacioneve. Zonjen Milo e intervistoi kolegu yne ne Tirane, Ilirian Agolli.

Zëri i Amerikës: Zonja Milo! Si drejtuese e Autoritetit të Konkurrencës, a mund të na thoni, ju lutem, gjobat që i keni vendosur kompanive të telefonisë celulare AMC dhe Vodafone, si edhe arsyet pse janë vendosur ato?

Lindita Milo: Autoriteti i Konkurrences e ka patur nën hetim të përgjithshëm sjelljen e dy kompanive të telefonisë së lëvizshme, duke vërtetuar se ato dy kompani kanë
abuzuar në pozitën e tyre dominuese. Duke qneë në kundërshtim dhe në shkelje të ligjit për konkurrencën ato janë gjobitur. Dua të veçoj se edhe më parë AMC është gjobitur për efekt të procedurave, pasi nuk i ka sjellë Autoritetit te Konkurrencës informacionin e kërkuar. Ky dënim është tjetër dhe doja ta ndaja dukshëm nga gjoba
tjetër që AMC dhe Vodafone ka marrë për praktikat antikonkurruese që është vërtetuar në sjelljen e tyre. Gjoba e tyre është një nga më të rëndat, sipas ligjit 2-10 për qind të xhiros vjetore për periudhën kur ato janë studiuar. Kemi vendosur shumën 5,5 milionë dollarë të dy kompanitë së bashku.

Zëri i Amerikës: A kanë dnodhur më parë shkelje të ligjit nga kompani
të telefonisë celulare dhe nga Albtelekomi?

Lindita Milo: Ne nuk flasim për tarifat sepse ato i vendos tregu dhe entet rregullatore sias ligjeve në fuqi. Institucioni ynë vzhgon sjelljen e kompanive në treg. Gjithashtu me shumë kujdes ne kemi trajtuar edhe Albtelekom-in dhe privatizimin e tij, si edhe faktin e kalimit të tij nga një monopol shtetëror në një pronar tjetër. Në mënyrë specifike jemi shprehur që ky treg është totalisht nën monitorimin e Autoritetit të Konkurrencës. Si telefonia e lëvizshme ashtu edhe ajo fikse, për vetë faktin se kjo e fundit është ende një lojtar i vetëm në treg për disa nga produktet.

Zëri i Amerikës: Zonja Milo. Vëzhgues të ndryshëm të ekonomisë shqiptare janë shprehur me shqetësim për monoploet dhe oligopolet në ekonominë shqiptare. Cilat janë përpjekjet tuaja për të funksionuar më mirë ekonomia e tregut në Shqipëri me rregullat e konkurrencës?

Lindita Milo: Autoriteti i Konkurrencës kërkon pak më shumë kohë sepse ka fillaur si institucion në vitin 2004 dhe ka mungesë të dhënash për të bërë një paraqitje dhe diagramë totale të gjithë strukturës së ekonomisë së vendit. Jo strukturat e tregut, por praktiat antikonkurruese dhe sjellja e firmave në treg janë ato që shqetësojnë Autoritetin e Konkurrencës. Pra, nuk është pozicioni monopol që na shqetëson, por abuzimi me këtë pozicion, shkelja e ligjit duke përfituar nga pozicioni i vecantë në treg i disa kompanive. Autoriteti i Konkurrencës do të ndikojë në qeveri që të liberalizohen licensat, në mënyrë që të liberalizohet tregu. (ze)

XS
SM
MD
LG