Lidhje

Presidenti Bush, optimist për Konferencën mbi Lindjen e Mesme


Presidenti Bush thotë se është optimist për perspektivën e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, pas takimit që zhvilloi me Kryeministrin e Izraelit, Ehud Olmert në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Olmert tha se shpreson në fillimin e një “procesi serioz negociatash”, siç u shpreh ai, mes Izraelit dhe palestinezëve. Zoti Bush takohet gjithashtu sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

Konferenca për Paqen në Lindjen e Mesme, që hapet nesër në Anapolis të shtetit Maryland, është takimi i parë në më shumë se 10 vjet i Izraelit, me 16 vende arabe dhe Lidhjen Arabe. Arabia Saudite dhe Siria, që nuk e njohin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, kanë thënë se do të marrin pjesë në konferencë.

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar Stephen Hadley tha se konferenca e nesërme nuk do të ketë negociata zyrtare në rendin e saj të ditës, por ajo do t’u japë rastin izraelitëve dhe palestinezëve që të kalojnë në fazën e negociatave.//lk

XS
SM
MD
LG