Lidhje

Rusia bën thirrje për riorganizimin e OSBE-së


Ministria e Jashtme ruse po bën thirrje për një riorganizim të plotë të organizatës më të madhe për sigurimin në Evropë, pasi kjo anuloi planet për të vëzhguar zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Rusi.

Një deklaratë e ministrisë akuzon Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë se ka pikësynime politike dhe shton se një qëndrim i tillë është burim për shqetësime serioze.

Disa ditë më parë, OSBE-ja anuloi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Rusi, për arsye të atyre që i cilësoi si vonesa të papranueshme nga ana e Rusisë për të pajisur punonjësit e saj me viza.

Gjithashtu Moska pakësoi në mënyrë të njëanshme, nga 400 në 70, numrin e vëzhguesve që do të pajiseshin me viza. Një zëdhënëse e OSBE-së tha se këto zhvillime nuk i lanë zgjedhje tjetër organizatës, përveç se të tërhiqej nga planet për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ministrat e Jashtëm të OSBE-së do të takohen të enjten dhe të premten në Madrid.//lk

XS
SM
MD
LG