Lidhje

Presidenti Bush takohet me disa fitues amerikanë të Çmimit Nobel


Presidenti Bush u takua në Shtëpinë e Bardhë me disa fitues amerikanë të Çmimit Nobel, duke përfshirë edhe ish Nënpresidentin, Al Gore, i cili humbi zgjedhjet e debatueshme me zotin Bush në vitin 2000.

Takimi me fituesit e Çmimit Nobel për vitin 2007 u zhvillua dje, në një pritje që zoti Bush dha për nder të tyre. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, tha se Presidenti e ftoi zotin Gore sepse ish-nënpresidenti ishte njëri nga nobelistët.

Presidenti Bush dhe zoti Gore zhvilluan një takim privat në Zyrën Ovale. Zoti Gore tha se ata diskutuan rreth ngrohjes globale. Shtëpia e Bardhë refuzoi të bënte komente rreth takimit.

Zoti Gore dhe Komisioni Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike fituan Çmimin Nobel të Paqes për këtë vit, falë përpjekjeve të tyre në përhapjen e informacionit mbi rrezikun e ndryshimit të klimës.

Zoti Gore ka qenë nënpresident gjatë mandatit të Presidentit Klinton nga viti 1993 deri në vitin 2001. Zoti Gore ishte kandidati i Partisë Demokrate për President në zgjdhjet e viti 2000 dhe fitoi votën popullore. Por ai humbi ndaj presidentit Bush pas një beteje ligjore të tejzgjatur mbi votat elektorale në shtetin e Floridës. //ii

XS
SM
MD
LG