Lidhje

Belgu Bramerc, kryeprokurori i ri i Hagës


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara konfirmoi belgun Serge Brammertz në postin e Kryeprokurorit të Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

Zoti Brammertz e merr postin nga zonja Carla Del Ponte më një janar. Kohët e fundit ai ka qënë prokurori i Kombeve të Bashkuara në procesin e hetimit të vrasjes së ish kryeministrit libanez, Rafiq Hariri, në vitin 2005.

Zonja Del Ponte, e cila ka mbajtur postin e Kryeprokurores së Gjykatë së Hagës për tetë vjet, do të jetë ambasadorja e Zvicrës në Argjentinë, duke filluar nga muaji janar. //rd//

XS
SM
MD
LG