Lidhje

Në Gjermani do të hapen arkivat e nazizmit


Arkivat e dokumentave që përshkruajnë hollësi të shtypjeve të kryera nga regjimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore janë hapur për publikun.

Vendimi u mor pasi 11 vendet që mbikqyrin arkivat naziste ratifikuan një marrëveshje që i jep publikut mundësi të lexojë dosjet e informacionit. Për mbi 60 vjet, dokumentat mund të lexoheshin vetëm nga historianë dhe pjesëtarë të familjeve të 17 presje 5 milionë viktimave të regjimit nazist.

Shërbimi Ndërkombëtar i Dokumentimit pranë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar administron arkivat, të cilat ndodhen në qytetin Bad Arolsen në Gjermaninë perëndimore. 11 vendet që përfshihen në bordin drejtues të Shërbimit Ndërkombëtar të Dokumentimit janë Belgjika, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Izraeli, Luksenburgu, Holanda, Polonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Organizata u ngrit në përputhje me një traktat të vitit 1955.//lk

XS
SM
MD
LG