Lidhje

Përfundojnë pa sukses bisedimet e drejtpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit


Negociatat e fundit për statusin e Kosovës përfunduan dje pa sukses. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Barry Wood njofton se negociatorët e Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do t’ia dorëzojnë raportin Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor:

I dërguari i Bashkimit Evropian Wolfgang Ischinger tha se bisedimet e drejtpërdrejta kishin dështuar, duke thënë se palët nuk arritën ndonjë marrëveshje. Ai tha se ndërmjetësit shqyrtuan çdo rrugëzgjidhje të mundshme, por nuk mund ta mbyllnin hendekun mes Kosovës dhe Serbisë.

Shqiptarët e Kosovës, kërkojnë pavarësinë. Serbia thotë se do të pranojë autonominë, por jo pavarësinë.

Ndërmjetësi i Shteteve të Bashkuara Frank Wisner u bëri thirrje të dyja palëve që t'u përmbahen angazhimeve për të mos përdorur dhunën. Presidenti i Serbisë tha se gjendja është serioze dhe kryeministri hodhi poshtë idenë për një shpallje të pavarësisë nga ana e Kosovës, duke thënë se vetëm Kombet e Bashkuara e kanë këtë autoritet.

Udhëheqësit e Kosovës thanë se procesi i negociatave ka përfunduar dhe ata do ta bashkërendojnë shpallljen e pavarësisë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Në një telekonferencë me gazetarët në Washington dje, Xavier de Marnhac, komandanti francez i KFOR-it tha se është i përgatitur për çdo skenar.

“KFOR-i është i përgatitur, jo vetëm përsa i takon planifikimit, por edhe në drejtim të stërvitjes dhe paisjeve”.

James Lyon, përfaqësues i Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Beograd thotë se bisedimet nuk ishin komplet të dështuara.

“Në një farë kuptimi, negociatat e treshes ishin të suksesshme pasi ato shërbyen për t’u provuar shumë prej atyre që nuk ishin të bindur në Bashkimin Evropian se përparimi i mëtejshëm ishte i pamundur. Ky ishte një element thelbësor që Bashkimi Evropian të bindte shtetet anëtare që të pranonin idenë e njohjes së një shpalljeje të njëanshme të pavarësisë”.

Gjenerali de Marnhac i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i japë udhëzime të qarta forcës së NATO-s. Ai tha se është i shqetësuar për tranzicionin e planifikuar të bëhet në fillim të vitit 2008 nga administrata e Kombeve të Bashkuara tek ajo e Bashkimit Evropian. //kk//

XS
SM
MD
LG