Lidhje

Ndahet nga jeta Henri Hajd


Ish ligjvenësi amerikan Henry Hyde, i nderuar kohët e fundit me çmimin më të lartë civil të vendit, vdiq në moshën 83 vjeçare. Henry Hyde, ligjvenës republikan nga shteti Illinoi, u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve, në vitin 1975 ku shërbeu deri deri në fillim të këtij viti.

Gjatë karrierës së tij si ligjvenës ai u njoh për mbështetjen e fortë për forcat mbrojtëse dhe si përkrahës i vlerave demokratike në botë. Kundërshtimi i fortë ndaj abortit, ka mbetur si trashëgim në amendamentin që mban emrin e tij, dhe që e bën praktikisht të pamundur për qeverinë federale të shpenzojë fonde për kryerjen e aborteve.

Presidenti Bush nderoi kujtimin e zotit Hajd, duke e cilësuar atë një njeri të ndershëm, që besonte në fuqinë e lirisë, si dhe një kampjon të palodhur njeriut të dobët e të haruar. Gazeta e qytetit të tij të lindjes, Chikago Tribune, shkruante sot se ai “njihej për sjelljen e qytetëruar” dhe e cilësonte ligjvenësin Hyde si një figurë që i takonte një kohe tjetër, më të hershme, kur politika e Washingtonit ishte më e civilizuar. //rd//

XS
SM
MD
LG