Lidhje

Shqipëria miraton marrëveshjen e ekstradimit me Italinë


Në Tiranë, qeveria miratoi sot marrëveshjen e esktradimit me Italinë, një ndër vendet kryesore me të cilën autoritetet bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar.

Kushtetuta shqiptare parashikon ekstradimin vetëm në rastin e marrëveshjeve dypalëshe të Shqipërisë me vendet e tjera. Aktualisht ekziston vetëm një marrëveshje e tillë me shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që i përket kohës së mbretit Zog.

Me aktin e sotëm qeveria shqiptare kapërcen një pengesë serioze në bashkëpunimin e saj me Italinë në luftën kundër krimit të organizuar. Autoritetet italiane e kanë ngritur shpesh me shqetësim mungesën e një marrëveshje esktradimi e cila ka lejuar që të paktën 200 shqiptarë, të dënuar nga gjykatat italiane të jetojnë të lirë në Shqipëri.

Marrëveshja me Italianë parashikon edhe një forcim të bashkëpunimit të strukturave të drejtësisë. Ajo parashikon lehtësira në procedurat e hetimeve të përbashkëta, si dhe ngritjen e grupeve dy palëshe hetimore./rd/

XS
SM
MD
LG