Lidhje

Zgjedhjet 2008: Intensifikohen kritikat


Në radhët e kandidatëve demokratë presidencialë dhe republikanë po intensifikohen kritikat, ndërkohë që po afron prova e parë e fushatës së zgjedhjeve presidenciale këtu në Shtetet e Bashkuara e cila nis në fillim të janarit.

Procesi i cili cakton kandidatin e secilës parti për President të Shteteve të Bashkuara fillon më 3 janar në shtetin Iowa dhe lufta për këtë emrim nga të dy partitë po intensifikohet. Nga pala demokrate, ekziston një luftë tri-palëshe në shtetin Iowa midis Senatores Hillari Clinton nga New-Yourk-u, Senatorit Barak Obama i shtetit Illinois dhe ish senatorit John Edwards nga Karolina e Veriut.

Tani që koha e votimeve po afron, këta tre kandidatë po i shkallzojnë kritikat ndaj njëri-tjetrit. Ja si u shpreh kandidati John Edwards në një veprimtari në shtetin New- Hampshire ku zgjedhjet paraprake presidenciale mbahen vetëm 5 ditë pas shtetit Iowa: “Natyrisht që jam konfrontues dhe nuk më vjen turp për këtë. Ne kemi nevojë për një President të zjarrtë në Shtëpinë e Bardhë”

Ndërsa Hillari Clinton i tha rrjetit televiziv amerikan CBS se ajo është e gatshme të ballafaqohet me të gjithë rivalët e saj demokratë. “Kur dikush sulmohet aq shpesh sa jam sulmuar unë nga disa kundërshtarë të mi, njeriu nuk mund të durojë. Më duhet t’u përgjigjem”, tha senatorja.

Sipas anketave të opinionit publik, zonja Clinton udhëheq në radhët e demokratëve, por senatori Obama ishte i pari në një anketë që u zhvillua në shtetin Iowa dhe gara mbetët shumë e ngushtë në shumë shtete të tjera, përfshirë New Hampshire dhe Karolina e Jugut.

Fushatë të fortë po bëjnë edhe kandidatët republikanë për president. Bazuar në anketat e opinionit publik kombëtar, ish kryebashkiaku i qytetit të New-Youkut, Rudy Giuliani është në krye të listës së republikanëve për të marrë emërimin e partisë së tij si kandidat për President.

Por ish-guvernatori i shtetit Masaçusets, Mitt Romney vazhdon të rezultojë shumë mirë në anketat e zhvilluara në shtetet Iowa dhe New Hapmshire, shtetet e para në të cilat do të votohet në janar të vitit të ardhshëm. Kritikat reciproke midis këtyre dy kandidatëve republikanë po intensifikohet. Kohët e fundir, Zoti Romney kritikoi zotin Giuliani për punën e tij në fushën ekonomike kur ai ishte kryetari i Bashkisë së New-Yorkut. “Kur zoti Giuliani përfundoi mandatin e tij në postin e kryebashkiakut të New-Youkut, ai la një hendek buxhetor dy herë më të madh nga ai që e trashëgoi.” Zoti Giuliani iu pergjigj rreptë zotit Romney duke e kritikuar atë për punë të dobët në luftën kundër krimeve "Dobësia e tij qëndron në ato fusha për të cilat ai sulmon dikë tjetër.” Nga kritikat e ndërsjellta midis zotit Giuliani dhe Romney mund të përfitojë ndonjë kandidat tjetër republikan që përpiqet të fitojë në shtetet e para për zgjedhje paraprake.

Ndër ta përfshihet Sanatori John McCain nga shteti Arizona, ish guvernatori i shtetit Arkansa, Mike Huckabee dhe ish senatori Fred Thomson nga shteti Tenessee.

Analisti politik pranë Universitetit të Virgjinias, Larry Sabato tha gjatë një vizite në Zërin e Amerikës se të gjithë kandidatët republikanë për President pohojnë se do të jenë shumë të rreptë kundër zonjës Hillary Clinton nëse ajo emrohet kandidate e Partisë Demokrate për President. "Shumica e republikanë i revolton mendimi se zonja Clinton mund të emërohet kandidate e Partisë Demokrate, prandaj për këtë arsye në shumë raste preferojnë të mbështesin kandidatë republikanë me pikëpamje liberale në çështje sociale, siç është Rudi Giuliani, nëse kjo është e nevojshme për të mundur zonjën Clinton". Një anketë e fundit tregon se zonja Clinton po humbet mbështetje krahasuar me 5 kandidatët kryesorë republikanë. Zgjedhjet e para praprake që fillojnë në Iowa dhe New Hampshire do të zhvillohen në fillim të janarit, kurse kulmi i zgjedhjeve paraprake arrin më 5 shkurt kur këto zgjedhgje mbahen në 20 shtete të tjera. //rd//

XS
SM
MD
LG