Lidhje

Takimi i OSBE-së filloi me polemika mbi zgjedhjet në Rusi


Një takim ministerial dy ditor në Madrid i anëtarëve të organizatës me të madhe vëshguese për sigurinë në Evropë filloi me polemika mbi vendimin e saj për të mos dërguar vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Rusi.

Fjalimet e hapjes në takimin e ministrave në Madrid theksuan rëndësine e grupit me 56 anëtarë për garantimin e stabilitetit dhe demokracisë në Evropë dhe ishin në të njëjtën frymë me atë të Ministrit të Jashtëm të Portugalisë, Luis Amado, vendi i të cilit ka presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian.

“Nga pikëpamja jonë, OSBE-ja vazhdon të luajë një rol vendimtar për mbrojtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në bashkëpunim të ngushtë me institucione të tjera ndërkombëtare, në veçanti me Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe Kombet e Bashkuara.”

Përveç fjalimeve diplomatike, takimi pritet të shqyrtojë marrëveshje serioze, duke filluar me vendimin e OSBE-së për të mos dërguar vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet parlamentare të së djelës në Rusi.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i cituar nga agjencitë e lajmeve, kritikonte vendimin dhe vinte në dyshim të ardhmen e OSBE-së. Zoti Lavrov tha se institucioni 34 vjeçar kishte nevojë për ndryshime, se ka nevojë për status të ri dhe rregulla të reja.

Në fillim të këtij muaji, zyra për zgjedhjet e OSBE-së bëri të ditur se nuk do t’i vëzhgonte zgjedhjet në Rusi, duke përmendur si arsye faktin që Moska nuk kishte dhënë një numër vizash të mjaftueshme për vëshguesit e saj të zgjedhjeve.

Presidenti Rus, Vadimir Putin, i cili po kandidon në garën parlamentare, akuzoi Shtetet e Bashkuara për ndikim në vendimin e OSBE-së, një akuzë e hedhur poshtë nga administrata e Presidentit Bush. Si vend anëtar i OSBE-së, tekinikisht, Rusia duhet të ketë vëzhgues të organizatës për zgjedhjet.

Pika të tjera të rëndësishme janë gjithashtu të përfshira në planin e takimit në Madrit. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duan që organizata të rinovojë mandatin e saj të qëndrimit në Kosovë, pavarësisht se cili do të jetë statusi i saj. Mandati përfundon vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, Ministrat e OSBE-së po diskutojnë rreth vendimit të Rusisë për të mos marrë pjesë në Marrëveshjen e Forcave Konvencionale në Evropë. Marrëveshja kufizon vendosjen e armatimeve të rënda në Evropë. Midis të tjerave, vendimi është marrë si kundër përgjigje për vendimin e Washingtonit për të vendosur baza të mbrojtjes nga raketat në Evropën Lindore.//kk//

XS
SM
MD
LG