Lidhje

Senatorja Klinton: Në se Prishtina shpall pavarësinë, SHBA-të duhet ta njohin menjëherë Kosovën


Në një deklaratë për shtypin, senatorja Hillary Clinton, kandidate demokrate për presidente, thotë se në rast se qeveria e Prishtinës vendos të shpallë pavarësinë, Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin atë menjëherë.

Zonja Clinton i bën thirrje Bashkimit Europian të veprojë në të njëjtën mënyrë. Duke patur parasysh qendrimin e tanishëm të Rusisë, thotë zonja Clinton, çdo shtyrje në procesin e statusit nuk do të ishte aspak e këshillueshme.

Shtetet e Bashkuara, thotë senatorja, duhet të jenë të gatëshme të mbështesin fuqimisht vullnetin e popullit të Kosovës. Në deklaratë, senatorja demokrate thekson gjithashtu rëndësinë e madhe që ka sipas saj mbrojtja e plotë e të drejtave të të gjitha pakicave në Kosovë. Zonja Clinton i shpreh urime popullit të Kosovës për zhvillimin e rregullt dhe të qetë të zgjedhjeve të 17 nëntorit. //rd//

XS
SM
MD
LG