Lidhje

Koshtunica: Stabiliteti i Ballkanit në duart e Shteteve të Bashkuara


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, tha se stabiliteti në të ardhmen i Ballkanit varet nga Shtetet e Bashkuara.

Zoti Koshtunica i tha agjencisë së lajmeve Beta se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin nëse do të respektojnë një rezolutë të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, që afirmon sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën ose ta shkelë atë duke njohur pavarësinë e saj. Ai tha se vendimi amerikan për të respektuar rezolutën do të çonte në një kompromis mbi të ardhmen e Kosovës.

Por një vendim kundër rezolutës, sipas zotit Koshtunica, do të çonte në paqëndrueshmëri, që do të zgjaste gjatë, në përdorimin e forcës dhe në kaos. //rd//

XS
SM
MD
LG