Lidhje

Presidenti Bush i kërkon Kongresit të dyfishojë fondet në luftën kundër Sidës


Presidenti Bush po i bën thirrje Kongresit të miratojë dy-fishimin e fondeve amerikane në luftën globale kundër virusit HIV dhe Sidës.

Presidenti shprehu sot besimin se ligjvënësit amerikanë do të tregojnë rolin e tyre udhëheqës duke miratuar propozimin e tij për të shpenzuar 30 miliardë dollarë për programet kundër Sidës gjatë 5 vjetëve të ardhshëm. Presidenti i bëri këto komente pas takimit në një kishë në shtetin Merilend me aktivistë kundër Sidës nga komunitete të ndryshme fetare. Ai tha se Dita Botërore e Sidës sjell njëkohësisht trishtim dhe shpresë. Kjo ditë shënohet nesër në mbarë botën.

Presidenti tha se në këtë ditë kujtohen viktimat që gjetën vdekjen nga Sida si dhe lindin shpresa të reja për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me virusin HIV dhe për zhdukjen e kësaj sëmundjeje. Presidenti Bush njoftoi gjithashtu se ai dhe e shoqja e tij Laura Bush do të shkojnë në Afrikën nën-sahariane në fillim të vitit të ardhshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG