Lidhje

Turqi: Rrëzohet një avion pasagjerësh, 57 të vdekur


Një avion pasagjerësh u rrëzua në Turqinë jugperendimore duke vrarë të 57 personat në bord.

Zyrtarët e shoqërisë ajrore thanë se ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe njoftuan se nuk ka asnjë të mbijetuar. Avioni i shoqërisë private AltasJetair me 50 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit u përplas në një rajon malor pranë qytetit Isparta pak pasi piloti njoftoi se po përgatitej të ulej në aeroportin e qytetit. Zyrtarët thanë se nuk ka shenja të ndonjë problemi teknik dhe se kushtet e motit në zonë ishin normale.

Autoritetet turke të aviacionit civil thanë se hetuesit kanë gjetur kutitë e rejgistrimit që mund të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të aksidentit. Ministria tha se avioni u përplas në një distancë të shkurtër nga aerodromi. //rd//

XS
SM
MD
LG