Lidhje

Arrestohet i dyshuari për pengjet në zyrën e fushatës Klinton


Kandidatja për presidente Hillary Clinton tha se ishte lehtësuar nga përfundimi paqësor i situatës së krijuar nga marrja e pengjeve në një nga zyrat e fushatës së saj në shtetin New Hampshire.

Zonja Clinton tha se të gjithë punonjësit e personelit të saj që u gjendën në incidentin prej gjashtë orësh janë shëndoshë e mirë. Ajo shkoi në New Hampshire dje vonë që të falenderonte policinë për përpjekjet për zgjidhjen e situatës.

Dje në mesditë, një burrë hyri në zyrën e fushatës me një objekt të lidhur pas trupit që dukej si bombë. Personi, që thuhet se vuan nga probleme mendore, kërkoi të takohej me zonjën Clinton dhe nuk pranoi të lejonte njeri të lirë.

Policia negocioi për disa orë me të dhe e bindi që t’i linte të lirë pengjet.//kk//

XS
SM
MD
LG