Lidhje

Ripajtimi i besimeve fetare: Si mund të gjendet gjuha e përbashkët


Muajin e kaluar, 138 klerikë të lartë myslimanë nga mbarë bota i drejtuan një letër Papës Benedikt dhe udhëheqësve të tjerë katolikë. Letra quhet “Një Fjalë e Përbashkët mes Nesh dhe Jush” dhe thekson rendësinë e gjetjes së një gjuhe të përbashkët mes dy besimeve.

Nga faljet e së premtes në një xhami të Iranit tek shërbimet e së dielës në një kishë amerikane; ditë dhe vende të ndryshme besimi i ndajnë myslimanët me katolikët.

Konfliktet mes Islamit dhe Krishtërimit kanë egzistuar prej shekujsh. Por sulmet terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara në vitin 2001 dhe ndërhyrja ushtarake amerikane në Afganistan dhe Irak i kanë tendosur mardhëniet më tej.

Megjithatë tani klerikët myslimanë po shpresojnë që një letër e thjeshtë të fillojë të zgjidhë mospajtimet. Sayyid Syeed i Shoqërisë Islamike për Amerikën e Veriut shpjegon zanafillën e letrës. “Letra fillon me një strofë nga Kurani. Thotë, fto vëllezërit dhe motrat nga njerëzit e librit..që do të thotë hebrenjtë dhe të krishterët dhe bashkohuni në botën tuaj të përbashkët.” Letra thekson atë që Islami dhe Krishtërimi kanë të përbashkët...besimin vetëm tek Zoti dhe dashurinë ndaj fqinjit. “Kjo jep shpresë sepse kur dëgjon çdo ditë lajmet për vdekjet dhe shkatërrime në emër të fesë, atëhetë njerëzit ndihen tejet të zhgënjyer e të frikësuar. Ata pyesin veten nëse do t’u vijë fundi këtyre tragjedive, këtij lloj demonizimi të fesë”.

Peshkopi i kishës Episkopale të Washingtonit John Bryson Chane thotë se gjetja e gjuhës së përbashkët është me rëndësi kur bota është në rrezik. “Kemi të bëjmë me mësimet themelore nga tre tradita të mëdha të kohës së Abrahamit të cilat nuk i kanë prekur fare këto çështje por që tani po fillojnë të dalin në pah, bazuar në faktin se kushdo mund të shtypë një buton për të shkatërruar botën brenda pak minutash. Kjo heshtje nuk ka qenë e mirë as për Krishtërimi as për Islamin dhe as për Xhudaizmin". Peshkopi Chane thotë se problemet me të cilat përballet bota janë tepër komplekse për politikën e përditëshme. Nga kriza në Pakistan... tek synimet e Irani për armë bërthamore... e deri tek debatet e fushatës presidenciale amerikane rreth konflikteve të armatosura në Irak dhe Afganistan.“Politikanët dhe diplomacia kanë qënë të përçarë dhe duket qartë se nuk janë në gjendje të trajtojnë kompleksitetet që tani janë pjesë e ankthit dhe dhunës që karakterizon Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të tjera të botës. Me fjalë të tjera dikush duhet të shikojë rolin e fesë, rolin e saj si aktore në këto negociata.”

Shumë analistë në qarqet akademike dhe fetare shpresojnë që letra e klerikëve myslimanë të nxisë dialogun ndërmjet Krishtërimit dhe Islamit. John Esposito është profesor i fesë në Universitetin Georgetown.“Kjo është një iniciativë që besoj se ka forcë tërheqëse. E di që ka një dëshirë mes shumicës së myslimanëve që duan të ecin përpara, por të them të drejtën jam i shqetësuar rreth udhëheqjes së krishterë, dhe është përgjigja e klerikëve katolikë që do ndikojë se sa përparime do të bëhen.” Të krishterët dhe myslimanët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës. Autorët e letrës “Një Fjalë e Përbashkët” thonë se shqetësohen se nëse këto dy fe nuk mund të jetojnë në paqe, atëherë as bota nuk mund të ketë paqe. //rd//

XS
SM
MD
LG