Lidhje

Negroponte: Udhëheqësit irakianë të përshpejtojnë ripajtimin politik


Një zyrtar i lartë amerikan tha se udhëheqësit irakianë duhet të shfrytëzojnë përmirësimin e sigurisë për të shpejtuar ripajtimin politik përndryshe rrezikojnë të përfshihen përsëri nga dhuna sektare.

Zëvendës Sekretari i Shtetit John Negroponte paralajmëroi se pa e bërë këtë, Iraku rrezikon të kthehet prapa në valën e dhunës.

Në përfundim të një vizite gjashtë ditore në Irak, zoti Negroponte tha se shtimi i forcave amerikane këtë vit ka dhënë rezultate të mëdha të cilat duhet të mbështeten me miratimin e legjislacionit, ribashkimin politik dhe përparime ekonomike.

Ndërkohë qeveria e Irakut largoi udhëheqësin e bllokut më të madh suni nga shtëpia e tij në Zonën e Gjelbërt.

Zyrtarët thanë se Adnan al-Dulaimi ishte në arrest shtëpiak për tre ditë për sigurinë e tij personale, pasi policia i arrestoi djalin dhe më shumë se 30 trupëroje nën dyshimet se kishin lidhje me një autobombë të gjetur pranë kompleksit të zyrave të Dulaimit. //ii

XS
SM
MD
LG