Lidhje

Zgjedhjet në Rusi: Partia e Presidentit Putin drejt fitores së thellë


Në Rusi, anketimet e para në qendrat e votimit të kryera nga kompani të kontrolluara nga shteti, tregojnë se partia e Presidentit Vladimir Putin ka fituar më shumë se 60 përqind në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Parashikimet për votimet u publikuan nga mediat ruse, pak minuta pas mbylljes së qendrave të fundit të votimit në enklavën baltike të Kaliningradit.

Partia Komuniste del e dyta në anketa me 12 përqind, shumë larg vendit të parë. Anketat tregojnë gjithashtu se dy parti të tjera pro Kremlinit e kanë kaluar pragun prej 7 përqind të kërkuar për t’u përfaqësuar në parlament sipas ligjit të ri zgjedhor.

Partitë opozitare prej javësh akuzojnë se ligjet e reja të debatueshme të zjgedhjeve pothuajse garantojnë shumicën për partinë e zotit Putin, Rusia e Bashkuar, në Dumën prej 450 vendesh. Kritikët thonë gjithashtu se Rusia e Bashkuar ishte e vetmja parti e lejuar të bënte fushatë në televizionin kombëtar. //rd//

XS
SM
MD
LG