Lidhje

Fidel Kastro emërohet kandidat në Asamblenë Kombëtare


Udhëheqësi i sëmurë kuban Fidel Kastro u emërua si kandidat për Asamblenë Kombëtare, gjë që i hap rrugën për të qendruar në postin e kreut të shtetit.

Emri i Kastros u propozua sot nga përfaqësuesit bashkiakë në qytetin Santiago de Cuba, ku ai është emëruar edhe më parë. Kastroja duhet të rizgjidhet në Asamblenë Kombëtare për të qenë anëtar i organit kryesor ekzekutiv të vendit – Këshillit të Shtetit. Presidenti i këtij këshilli prej 31 anëtarësh është edhe kreu i shtetit.

Zgjedhjet e 20 janarit do të zhvillohen rreth 18 muaj pasi Fidel Kastroja iu nënshtrua një operacioni në zorrë dhe i dorëzoi pushtetin përkohësisht të vëllait, Raul. 81-vjeçari Fidel Kastro nuk është parë në publik që nga operacioni në qershor 2006. Por ai është parë në fotografi dhe video zyrtare. Gjithashtu emri i tij ka dalë rregullisht si autor esesh për çështje ndërkombëtare. Informacionet rreth shëndetit të tij konsiderohen si sekret shtetëror në Kubë. //rd//

XS
SM
MD
LG