Lidhje

Zgjedhjet në Rusi nuk përmbushën standartet evropiane


Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe udhëheqësit e opozitës në Rusi, thonë se zgjedhjet parlamentare të ditës së djeshme nuk ishin të lira dhe të drejta dhe se nuk i përmbushën standartet evropiane, duke shtuar se fitorja me shumicë dërrmuese e partisë së Presidentit Vladimir Putin pasqyron abuzimin me pushtetin.

Ndërkohë qe rreth 98 përqind e votave janë numëruar, Partia Rusia e Bashkuar e zotit Putin, ka fituar mbi 64 përqind të votave në zgjedhje. Partia komuniste ka dalë e dyta, me rreth 12 përqind, ndërsa dy parti të tjera pro-Kremlinit fituan sejcila nga 7 dhe 8 për qind, shifra këto të mjaftueshme për të siguruar vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus, DUMA.

Udhëheqësi i pozitës në Rusi, Gary Kasparov, i denoncoi votimet, duke i cilësuar ato si “më të ndyrat” në historinë moderne të Rusisë. Presidenti i OSBE-së tha se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë frikësimesh dhe kërcënimesh ndaj popullsisë.

Votimet nuk u ndoqën nga vëzhguesit e OSBE-së për anketimet paraprake, që e anuluan misionin muajin e kaluar, pasi cituan mungesën e bashkëpunimit të zyrtarëve rusë para zgjedhjeve. Zoti Putin nuk e zuri me gojë vlerësimin e të huajve, duke thënë se legjitimiteti i Parlamentit “pa dyshim që është rritur” sipas rezultatit të anketimeve.

XS
SM
MD
LG