Lidhje

Del Ponte bën thirrje për shtimin e bashkëpunimit të Serbisë me Hagën


Kryeprokurorja e Gjykatë së Kombeve të Bashkura për krimet e luftës, Carla del Ponte, po i bën presion Serbisë të bëjë më shumë për arrestimin e 4 kriminelëve të dyshuar për krime lufte, që janë ende të lirë.

Në komentet që dha gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd para se t’i përfundojë mandati këtë vit, ajo vuri në dukje një farë përparimi, por theksoi se ende nuk janë arritur rezultatet e dëshiruara.

Rasim Ljajic, ministri serb i Bashkëpunimit me gjykatën e Kombeve të Bashkuara tha se Kryeprokurorja theksoi se çështja kryesore lidhur me bashkëpunimin e Serbisë me gjykatën është arrestimi i gjithë atyre individëve të dyshuar për krime lufte që janë ende në arrati.

Zonja Del Ponte do t’i paraqesë raportin e saj Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor. Shpresat e Serbisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian varen nga vlerësimi i zonjës Del Ponte për përpjekjet e Serbisë për arrestimin e katër të dyshuarave për krime lufte, ish funksionarë në periudhën e luftës. Këta individë janë ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karadzic dhe komandati i ushtrisë, Ratko Mladic. Të dy vazhdojnë të jenë në arrati për më shumë se 10 vjet pas përfundimit të konfliktit në Bosnje-Hercegovinë. Dy personat e tjerë janë ish komandanti i policisë së Bosnjes, Stojan Zupljanin dhe ish udhëheqësi i serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç. //ad//

XS
SM
MD
LG