Lidhje

Qendra Kenedi nderon pesë artistë për arritjet në karrierë


Çdo vit Qendra Kenedi nderon pesë artistë për arritje të shkëlqyera në karrierën e tyre artistike. Për këtë vit të përzgjedhurit për çmimet e Qendrës Kenedi janë Brian Wilson, Steve Martin, Leon Fleisher, Martin Scorsese, dhe Diana Ross, të cilët u nderuan dje në mbrëmje në Qendrën Kennedy, pasi morën pjesë më parë në një pritje në Shtëpinë e Bardhë të ftuar nga Presidenti Bush.

Per 30 vjet me rradhë, Qendra John F. Kenedi për artet në Washington DC ka dhuruar çmime duke nderuar çdo vit 5 artisët për jetën e tyre në art.

“Good Vibration” si dhe këngët e tjera që Brian Wilson shkroi për grupin Beach Boys, mbeten të freskëta dhe energjike sikurse 40 vjet më parë. Wilson e themeloi grupin me dy vëllezërit e tij, një kushëri dhe një shok të tijin në fillim të viteve 1960. The Beach Boys sollën një stil të ri në rokun amerikan të asaj kohe. Këngët e tyre shprehin gëzimin e moshës së re tek djemtë, shoqërimi me vajzat, ecja me makina, si dhe rrëshkitja mbi valët e oqeanit në Kaliforni. Por Brian Wilson nuk ishte vetëm hartues i teksteve për grupin Beach Boys. Ai gjithashtu këndonte, interpretonte në kitarrë bas dhe tastierë, si dhe realizonte regjistrimet e grupit në studio. Disa specialistë të muzikës mendojnë se albumi i tyre”Pet Sounds” ishte një prej më të rëndësishmëve në historinë e muzikës rrok.

The Beach Boys ishte një grup mjaft popullor në Amerikë, gjatë periudhës kur grupi britanik The Beatles kishte mbërthyer vëmendjen e botës.

Steve Martin është një skenarist, aktor dhe komedian mjaft popullor. Fillimisht ai e nisi karrierën e tij duke shkruar për serialin komik televiziv”The Smothers Brothers Comedy Hour”. Në vitet 70, ai nisi të interpretonte vetë skeçet e tij në programin e përjavshëm televiziv ”Saturday Night Live”.

Gjithashtu ai ka fituar dhe një çmim Grammy për paraqitjet e tij si komedian. Në karrierën e tij numërohen rreth 35 filma, ku në disa prej tyre ai është dhe bashkautor i skenarit. Mes filmave të tij përmendim” The Jerk”, “All of Me”, “Parenthood” si dhe “Shopgirl”.Martin ka shkruar një numër artikujsh, librash dhe pjesë të suksesshme. Libri më i fundit i tij doli në treg javën e kaluar. Ndërsa filmi i tij i ardhshëm titullohet ”Pink Panther Deux”.

Pianisti dhe dirigjenti Leon Fleisher nisi të studiojë piano kur ishte 4 vjeç. Kur ishte 16 vjeç, ai luante në Filarmoninë e New Yorkut.Ai udhëtonte në vende të ndryshme anembanë botës ku interpretonte në skena të ndryshme, si dhe nxirrte disqe me muzikën e tij. Në vitin 1965, një çrregullim neurologjik i quajtur distoni, e detyroi Fleisherin që të rishikonte karrierën e tij. Ai nuk mund të përdorte më dorën e djathtë, por kjo gjë nuk e ndali atë. Leon Feisher e shpërndau energjinë e tij duke mësuar dhe dirigjuar grupe muzikantësh. Gjithashtu ai nisi të specializohej për të shkruar muzikë për piano vetëm për dorën e majtë. Në vitet 90, doktorët nisën që të trajtojnë dorën e djathtë të dëmtuar të Fleisherit me injeksione Botox.

Me kalimin e kohës, Leon Fleisher u përmirësua dhe nisi të interpretojë në piano me të dyja duart, si dikur. Ai ka thënë se nëse do të rijetonte jetën e tij, ai nuk do të ndryshonte atë çka i ndodhi me dorën e tij. Ai thotë se ajo që ndodhi, e ndihmoi atë që të behej një mesues dhe muzikant më i mirë.

Regjizori Martin Scorceze vlerësohet nga mjaft njerëz si regjizori më i madh që ende jeton në Amerikë. Ai njihet për filmat e tij që përmbajnë karaktere të lidhura me krimin dhe dhunën. Shumë prej këtyre filmave janë me karaktere italo-amerikanë. Por ai ka krijuar dhe filma me subjekte të ndryshme. “Kundun” tregon historinë e udhëheqësit shpirtëror tibetian Dalai Lama.”Aviatori” është një film për biznesmenin amerikan Howard Hughes. Gjithashtu Scorceze iu ka dhënë jetë me filmat e tij periudhave nga e shkuara e Amerikës, si psh tek filmi “Gangs of New York” apo “Vitet e Pafajësisë”.

Filmi i tij i fundit”The Departed”, flet për luftën mes grupeve kriminale dhe oficerëve të policisë. Ky film fitoi 4 çmime Oskar, vitin e kaluar, ku përfshihej dhe çmimi për regjizorin më të mirë. Martin Scorceze ka realizuar dokumetarë për disa muzikantë, mes tyre dhe Bob Dylan. Ai po pregatit një dokumetar për grupin Rrolling Stones.

Diana Ross eshte fituesja e pestë e çmimeve në qendrën Kenedi ditën e djeshme. Diana Ross e ka nisur karrierën me grupin Supremes, grup që ishte nga Detroit, Michigan. Ky grup u bë një nga grupet më të famshme femëror në vitet 1960. Ky grup bashkoi muzikën popullore me muzikën e lindur në Detroit dhe të quajtur Motown. Në vitet 1970 Diana Ros e la grupin dhe nisi karrierën si soliste. Ajo ka hedhur në treg mjaft albume me një numër të madh shitjesh si “Diana Ros”, “Surrender” si dhe “Diana”.

Gjithashtu ajo ka interpretuar në disa filma. Interpretimi i saj si Billie Holiday në filmin”Lady sings the Blues”, i dhuroi asaj një kandidatur për çmimin Oskar.

Gjatë viteve ajo ka fituar mjaft çmime në muzikë. Libri i çmimeve Gines e ka cilësuar Diana Ross si artistja më e suskeshme përsa i përket regjistrimeve muzikore në të gjitha kohërat. Albumi më i fundit i saj”I Love You”, është hedhur në treg në fillim të këtij vit.

Brian Wilson, Steve Martin, Leon Fleisher, Martin Scorceze dhe Diana Ross janë artistë që kanë lënë gjurmë me artin e tyre. Të dielën, Kenedy Center i nderoi këta artistë për faktin që u kanë dhuruar artin e tyre njerëzve anembanë botës.//kk//

XS
SM
MD
LG