Lidhje

Treshja viziton Beogradin dhe Prishtinën për herë të fundit para 10 dhjetorit


Treshja e grupit të Kontaktit shkon sot në Beograd dhe Prishtinë për të diskutuar me të dyja palët projekt-raportin i cili deri më 10 dhjetor pritet të dorëzohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon.

Përfaqësuesit e Shteteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë, që për mëse katër muaj drejtuan bisedimet shtesë për statusin e Kosovës kanë thënë se raporti nuk do të përmbajë asnjë propozim për zgjidhjen e statusit, por do të jetë një përshkrim i rrjedhës së bisedimeve.

Këto bisedime dështuan të arrijnë ndonjë marrëveshje mes të dyja palëve për shkak të qëndrimeve krejtësisht të kundërta mes Beogradit që kërkon ruajtjen e sovranitetit mbi Kosovën dhe Prishtinës që kërkon pavarësinë. //kk//

XS
SM
MD
LG