Lidhje

Amerikanët përkujtojnë francezin Lafajet


Markezi Lafajet erdhi për herë të parë nga Franca në Amerikë kur ishte 19 vjeç për të ndihmuar amerikanët në luftën e tyre për pavarësi. Tani një ekspozitë në Nju Jork nderon kujtimin e këtij të riu francez dhe gjurmët e pashlyeshme që ai la në luftën e këtij vendi për liri e demokraci.

Francezi Marie Xhosef Paul Yves Roch Gilbert du Motier de Lafajet la në mbarë Shtetet e Bashkuara një ndikim të pashlyeshëm si dhe emrin e tij sado të gjatë e tij. Sipas historianit Lloyd Kramer, qytete, lagje, rrugë objekte publike në Shtetet e Bashkuara janë emëruar Lafajet, duke u nderuar më shumë se asnjë një i huaj tjetër. Por ndikimi i këtij francezi shkon përtej emërtimeve gjeografike.

Ekspozita në Shoqatën historike të Nju Jorkut tregon se si Lafajeti i cili fillimisht erdhi në këtë vend për të ndihmuar amerikanët në luftën e tyre për pavarësi, riafirmoi besimin e Amerikës tek vetja.

Nëpërmjet një videoje, tregohet se si pasi kishte kaluar pak vite në Shtetet e Bashkuara pas humbjes së britanikëve, Lafajeti u kthye në Paris plot zjarr e krenari.

Kur u kthye në Paris më 1782, Lafajeti fliste plot entusiazëm rreth revolucionit amerikan. Të lodhur nga gjerndja e keqe ekonomike dhe politikat monarkiste, francezët e dëgjonin me etje kur ai u fliste rreth lirisë e demokracisë që kishte parë. Lafajeti shkroi deklaratën e të drejtave të njeriut që i ngjante deklaratës amerikane të pavarësisë shkruar nga Tomas Xhefersoni.

Historiani Kramer thotë se Lafajeti luajti një rol të rëndësishëm në hedhjen e themeleve të këtij vendi. Ai u bënte thirrje francezëve që t’i ndihmonin amerikanët gjatë luftës duke dërguar trupa e fonde dhe pastaj hynte mes tyre duke vepruar si diplomat dhe ndërmjetës.

Historiani Kramer thotë se edhe pas kthimit të Lafajetit në Francë, Shtetet e Bashkuara kurrë nuk e harruan përkushtimin e tij për popullin amerikan. Në vitin 1824, kur ishte 67 vjeç, Lafajeti u ftua të bënte një turne nëpër Amerikë. Eksozita përqëndrohet pikërisht atë vit, kur Lafajeti bëri vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, atëherë me 24 shtete. Historiani Kramer thotë se 1824 ishte një vit historik.

Një nga temat më të mira të kësaj ekspozite është se turneu i Lafajetit më 1824 nëpër Shtetet e Bashkuara u bë një prej shprehjeve të para më të shënuara të identitet kombëtar amerikan.

Historiani Kramer thotë se Lafajeti në vitin 1824 përfaqësonte një hallkë të gjallë lidhëse me Xhorxh Uashingtonin dhe fitoret e periudhës revolucionare. Ajo ishte një kohë kur Amerika përballej me ndarje politike e zgjedhje të tensionuara, ndërkohë që përpiqej për të krijuar një identitet kombëtar.

Kuratori i ekspozitës Riçard Rasbinovic thotë se lidhjet e ngushta të Lafajetit me themeluesit e këtij vendi si Uashingtoni, Hamiltoni e Xhefersoni, ishin frymëzim për popullin amerikanët, por lidha e tij me Xhorxh Uashingtonin ishte veçanërisht e rëndësishme. Zoti Rabinovic u shpjegon vizitorëve se në këtë kënd të eksozitës tregohet sesi Lafajeti vizitoi Mount Vernon dhe vuri një kurrorë me lule në varrin e Uashingtonin. Ai ishte i përkushtuar ndaj Uashingtonit dhe Uashingtoni ndaj tij. Kështu Mount Vernon, vendlindja e Uashingtonit u bë një si një vend i shenjtë.

Në ekspozitë tregohen dokumente, harta, punime artistike e sende personale të përdorura nga Lafajeti gjatë vizitës më 1824. Një dramatizim për radio tregon edhe shakatë nga ajo periudhë. Kudo që shkoi, Lafajeti u prit me ngrohtësi nga personaliste e nga njerëz të thjeshtë.

Historiani Rabinovic thotë se Lafajeti i dha Amerikës dy ndihma të mëdha, së pari duke e ndihmuar në luftën për pavarësi më 1777 dhe pastaj duke u kthyer përsëri më 1824 për t’i kujtuar Amerikës zotimin e saj për liri e drejtësi për të gjithë. Turneu i Lafajetit 67 vjeçar më 1824 zgjati 367. Ai përshkoi një rrugë prej 10 mijë kilometrash dhe kreu 192 ndalesa. Historiani Rabinovic thotë se ky francez meriton një vend të posaçëm në historinë e Shteteve të Bashkaura. Dhe këtë vit që është 250 vjetori i lindjes, Lafajeti zë një vend të tillë të posaçëm në institutin historik të Amerikës./al/

XS
SM
MD
LG