Lidhje

Olli Rehn viziton Bosnje-Hercegovinën për të diskutuar mbi reformat


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, ndodhet sot në Bosnje, për t’i bërë një vlerësim përparimit të vendit në bashkimin e forcës policore të vendit të ndarë etnikisht.

Zoti Rehn po takohet me udhëheqësit politikë të vendit, në Sarajevë, për të disktuar mbi reformat, që do t’i bashkonin forcat policore të Republikës Serbo-Boshnjake me ato të federatës Myslimano-Kroate.

Anëtari i presidencës tri-palëshe të Bosnjes, Haris Silajxhiç, tha se ndjehet optimist, se zoti Rhen do t’i japë mundësinë vendit të tij të hedhë hapin e parë simbolik drejt anëtarësimit në BE.

Republika serbe e Bosnjes dhe Federata myslimano-kroate ende i kanë të ndara forcat policore, tashmë që prej më tepër se një dekade, që nga përfundimi i luftës së Bosnjes. Bashkimi Evropian e ka vënë si kusht për lidhej më të forta me Srajevën, bashkimin e forcave policore të vendit.

Të premten, udhëheqësit serbë të Bosnjes hoqën dorë nga kundërshtimi ndaj votimit të debatueshëm për paketën e reformave, duke shmangur kështu një krizë të rëndë politike në vend. Ndërmjetësuei kryesor ndërkombëtar në Bosnje, Miroslav Lajçak, e vlerësoi lart këtë vendim, si një mesazh pozitiv nga boshnjakët për pjesën tjetër të Evropës.

XS
SM
MD
LG