Lidhje

Venezuelianët votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese


Votuesit në Venezuelë i dhanë presidentit Hugo Chavez humbjen e tij të parë në zgjedhje gjatë 9 vjetëve të tij në pushtet, duke hedhur poshtë reforma kushtetutore, të cilat po të miratoheshin do të shtonin ndjeshëm pushtetin e tij.

Autoriteti elektoral i vendit tha sot se 51 për qind e votuesve i thanë “JO” propozimit për 69 ndryshime kushtetuese. Në fjalimin e pranimit të humbjes ai tha se humbja ishte, sipas fjalëve të tij, vetëm “për tani” dhe se ai do të vazhdojë betejën për ndërtimin e socializmit në Venezuelë.

Grupe të opozitës së Venezuelës e përshëndetën rezultatin e referendumit, ndërkohë që zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha sot se vendimi i votuesve të Venezuelës është një shenjë e mirë për liri në atë vend.

Reformat do t’i kishin bërë të mundur zotit Chavez, i cili fillimisht erdhi në pushtet në vitin 1998, që të rikandidonte pafundësisht. //ad//

XS
SM
MD
LG