Lidhje

Treshja i dha fund vizitës në Beograd dhe në Prishtinë para raportimit në OKB


Treshja e grupit të kontaktit i dha fund vizitës në Beograd dhe në Prishtinë ku ka paraqitur çështjet që do të përfshihen në raportin që do t'i dorëzohet Grupit të Kontaktit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

I dërguari i Bashkimit Evropian Volfgang Ishinger tha se Treshja beson se ishte një proces serioz dhe intensiv me angazhimin dhe përkushtimin e të dyja palëve. Zotimi se nuk do të lihet gurë pa u lëvizur në kërkim të marrëveshjes së negociuar, është përmbushur, Treshja shpreh keqardhje që nuk u arrit një marrëveshje, por procesi ishte i dobishëm dhe të dyja palët janë zotuar se do të përmbahen nga dhuna dhe veprimet e deklaratat që mund të dëmtojnë situatën e sigurisë.

Raporti i treshes nuk do të paraqesë asnjë propozim të ri që nuk është shpjeguar gjatë procesit. I dërguari amerikan Ambasadori Frank Uizner tha ndërkaq se Mandati i treshes është i qartë. Procesi parashihej të zgjas 120 ditë dhe në fund të paraqitet raporti. Në atë moment përfundon mandati i treshes. Puna e saj ka përfunduar, pavarësisht se statusi i Kosovës është ende i pazgjidhur.

Për të dërguarin e Rusisë Alexandër Botsan Khartchenko palët nuk kanë mundur të arrijnë zgjidhje përmes kompromisit por kjo periudhë nuk ka dështuar. Ai tha se palët janë angazhuar në mënyrë serioze dhe konstruktive gjatë tërë bisedimeve ndërsa shprehu besimin se bisedimet kanë mundësi për të vazhduar dhe ka hapësirë për kompromis.

Por, ambasadori Uizner tha se gjatë tërë procesit janë shqyrtuar të gjitha mundësitë e arsyeshme për të gjetur marrëveshje, por kjo nuk është arritur, ndërsa kolegu i tij Ishinger tha se mandati i treshes përfundon më 10 dhjetor dhe është e paarsyeshme për të që të spekulojë se çfarë do të bëjnë qeveritë pas asaj date.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha ndërkaq se delegacion i Prishtinës ka bërë të gjitha përpjekjet për një zgjidhje. Fatkeqësisht nuk u arrit një gjë e tillë. Kosova është e gatshme t'i marrë përgjegjësitë e saj për, siç tha ai, ndërtimin e një shteti modern e demokratik për shumicën dhe pakicat. Ai nënvizoi se propozimi i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari është një zgjidhje e mirë dhe optimale dhe Prishtina pret që treshja do ta marrë parasysh këtë qëndrim.

Procesi i negociatave tha si ka përfunduar dhe nuk ka nevojë për negociata shtesë. Treshja e Grupit të Kontaktit mori përsipër procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës pas dështimit të Këshillit të Sigurimit për të arritur një konsensus për shkak të kundërshtimit rus ndaj planeve për t'i dhënë Kosovës pavarësi të mbikëqyrur. //ad//

XS
SM
MD
LG