Lidhje

Bosnje-Hercegovina fillon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit


Bosnje-Hercegovina bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi udhëheqësit rivalë në vendin e ndarë etnikisht ratifikuan një plan për reformimin e forcave policore the vendit.

Sot në Sarajevë, komisioneri i BE-së për zgjerimin Olli Rehn dhe kryeministri boshnjak Nikola Spiriç e shënuan ratifikimin, duke inicuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Sapo vendi të bëjë hapat e parë në drejtim të reformave, dokumenti do të nënshkruhet zyrtarisht, duke u hapur rrugën fillimit të bisedimeve për anëtarësinë në BE.

Zoti Rehn iu referua sot përpjekjeve për marrëveshjen si moment që duhej festuar. Ai i bëri thirrje udhëheqësve të vendit të përfitojnë nga ky rast për të filluar sa më parë nga reformat.

Republika Serbe dhe Federata Myslimano-Kroate ranë dakort javën e kaluar për të reformuar forcat e tyre policore dhe për të ndërmarrë ndryshime të tjera strukturore.

Reformat në polici dhe ndryshimet e tjera strukturore ishin kushtet e vendosura nga bashkimi për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. //bsa//

XS
SM
MD
LG