Lidhje

Kinë: Kisha katolike cakton peshkop besnikun e Vatikanit


Kisha katolike në Kinë, e mbështetur nga shteti, caktoi një peshkop të ri, i cili ka deklaruar publikisht besnikërinë e tij ndaj Vatikanit.

At Jozef Gan Junkui, kandidatura e të cilit është miratuar nga Vatikani, filloi sot nga detyra e peshkopit të ri, në qytetin jugor të vendit, Guanxhou, ku kohët e fundit ka patur zhvillim të madh. Ai zëvendësoi peshkopin Lin Bingliang, i cili vdiq kohët e fundit.

Emërimi i peshkopëve ka qenë për një kohë të gjatë një çështje delikate mes Pekinit dhe Vatikanit, që nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Kina e detyroi Kishën Katolike të vendit t’i ndërpriste lidhjet me Vatikanin në vitin 1951, pak pas ardhjes në pushtet të Partisë Komuniste.//lk

XS
SM
MD
LG