Lidhje

OPEK vendos të mos ndryshohet prodhimi i naftës


Organizata e Vendeve për Eksportin e Naftës, OPEK ka vendosur të mos ndryshojë nivelin e tanishëm të prodhimit. Anëtarët e kartelit e njoftuan vendimin sot në një takim ministerial në Abu Dabi. Ministrat thanë se po nxjerrin naftë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e tanishme globale.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera konsumuese të naftës i kanë bërë trysni OPEK-ut të prodhojë më shumë naftë për të ulur çmimet gati rekord të saj. Çmimi i një fuçie nafte u rrit në më shumë se 99 dollarë më 21 nëntor por është ulur me gati 10 dollarë gjatë javës së kaluar.

Pas vendimit të OPEK-ut, çmimet e naftës u rritën me 50 cent duke arritur në 88 dollarë e 82 cent për fuçi në tregun e këmbimeve në Nju Jork. OPEK-u nxjerr rreth 40 përqind të naftës së botës. Ministrat e tij do të takohen përsëri në shkurt për të parë furnizimin me naftë dhe çmimet.//lk

XS
SM
MD
LG