Lidhje

Lavrov: Mbështetja e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës po bllokon vazhdimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se mbështetja nga ana e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës po bllokon vazhdimin e bisedimeve midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Duke folur sot në Moskë, ministri Lavrov tha se Serbia ka paraqitur propozime komprimisi për statusin e Kosovës.

Ai tha se mundësia e përparimit është bllokuar për shkak se Perëndimi e konsideron pavarësinë e Kosovës si të pashmangshme.

Bisedimet me ndërmjetësimin ndërkombëtar mes Prishtinës dhe Beogradit përfunduan pa ndonjë marrëveshje dhe ditën e hënë ndërmjetësit do t’i raportojnë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. (ze)

XS
SM
MD
LG