Lidhje

Lavrov, përsëri kritika për sistemin amerikan të mbrojtjes nga raketat


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kritikoi përsëri propozimin amerikan për vendosjen e një sistemi mbrojtës nga raketat në Evropë.

Duke folur sot në Moskë, zoti Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara nuk i janë përmbajtur mirëkuptimit që të dyja vendet arritën në tetor. Ai tha se Shtetet e Bashkuara ofruan në tetor të lejonin praninë e përhershme të vëzhguesve rusë në objektet e planifikuara për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Poloni dhe Republikën Çeke. Ndërsa tani, tha zoti Lavrov, Uashingtoni ka propozuar vetëm vizita të herë pas hershme të vëzhguesve rusë.

Zoti Lavrov shprehu ankesa të ngjashme para gazetarëve rusë muajin e kaluar në Washington pas bisedimeve me Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs. Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë akuzat se po tërhiqen nga oferat e bëra nga Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates dhe Sekretarja Rice. //rd//

XS
SM
MD
LG