Lidhje

Ambasadori Uidhërs: SHBA do ta ndjekin nga afër reformën e drejtësisë në Shqipëri


Realizimi i reformave e veçanërisht ajo në sistemin e drejtësisë, është bërë refreni i vazhdueshëm i të gjitha deklarimeve ndërkombëtare në këto muajt fundit.

Deklarime që sa vijnë e bëhen me një gjuhë më të drejtpërdrejtë, siç u pa sot edhe nga fjala e ambasadorit amerikan në Tiranë Xhon Uidhërs gjatë konferencës së gjyqësorit shqiptar:

"Nuk ka çështje tjetër që qeveria ime do të ndjekë më afër se sa ajo e reformës gjyqësore e cila është në process për të nisur. Ne do të ndjekim me vëmendje që reformat të jenë të drejta, të finacuara mire e të admnistruara në mënyrë të barabartë".

Prej këtej, thirrja drejtuar forcave politike për të vepruar pa vonesë. "Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Parlamenti duhet të ndërmarrin veprime të shpejta",- tha ambasadori Uidhërs.

"Reforma në gjyqësor - saktësoi ai,- nuk është thjesht një kusht për të hyrë në Nato", ndërsa kërkoi që forcat politike të jenë së bashku në këtë proces, të lënë mënjanë grindjet e të mos kërkojnë avantazhe politike: "Vjen një kohë, kur debate duhet të çojë në rezultate positive dhe të favorshme e do të sugjeroja se kjo kohë është tani".

E njëjta linjë edhe nga Komisioni europian. Nga e njëjta tryezë, ambasadori Helmut Lohan kujtoi vërejtjet e raportit të progresit të BE duke nënvizur nevojën për konsensus duke qenë se bëhet fjalë për një reformë miratimi I së cilës kërkon edhe një shumicë të kualifikuar në parlament:

"Ka nevoje për konsensus mbi rregullat baze të lojë, çka kërkohet nga çdo shoqëri që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Shteti i së drejtës është një parakusht themelor dhe duhen zbatuar mekanizmat që lejonë shtetin e së drejtës të aplikojë politikën e vet në mënyrën e duhur, cka mbetet një detyrë themelore për të gjitha forcat politike në vend".

Reforma e gjyqësorit ka qenë temë edhe takimit konsultativ Shqipëri–Be të zhvilluar dje dhe sot në Tiranë. Këtu nuk ka mbetur jashtë as çështja e Prokurorit të Përgjithshëm.

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë kujtuar deklarimin e presidentit Bamir Topi në Bruksel, një ditë përpara se të vendoste shkarkimin e kryeprokuorit Sollaku dhe emërimin e zonjës Ina Rama, se do të vendoste pasi të kishte në dorë raportin e ekspertëve të angazhuar prej tij. Ata kanë kërkuar ta kenë në dorë këtë raport.

Dërk Lange, Shef i Zyrës për Shqipërinë tha se kjo çështje po shqyrtohej nga komisioni:

"Pozicioni që komisioni ka marrë është se do të shohë nëse procedurat janë realizuar konform kushtetutës së Shqipërisë. Jam informuar se është bërë një analizë ligjore përsa I përket përputhshmërisë ligjore të procedurave me kushtetutën dhe pasi të kemi përfunduar këtë analizë do të japim dhe opinionet tona".

Edhe Komisioni Evropian ka kërkuar bashkëpunim konstruktiv mes forcave politike për realizimin e reformave, duke këmbëngulur gjithashtu edhe në cështejn e përmirësimit të kodit zgjedhor, luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe mbrojtjes së dëshmitarëve.//lk

XS
SM
MD
LG