Lidhje

Transperënsi: Një në dhjetë njerëz në botë paguan rryshfet


Një raport i ri arrin në përfundimin se 1 ndër 10 vetë në mbarë botën është detyruar të paguajë rryshfet gjatë vitit të kaluar, në mënyrë që të marrë shërbime publike bazë si për shembull mbrojtje nga policia, kujdes shëndetësor, arsim apo shërbime komunale.

Organizata kundër korrupsionit "Transparency International" nxori sot raportin e saj vjetor mbi korrupsionin, në të cilin thekson se shtresat e varfëra, pavarësisht nga vendi ku jetojnë, janë më të prekura nga korrupsioni. Këto shtresa janë edhe më pesimistet për luftën kundër korrupsionit në të ardhmen.//lk

XS
SM
MD
LG