Lidhje

Sekretarja Rajs bën thirrje për sanksione të rrepta ndaj Iranit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, ka bërë thirrje për sanksione më të rrepta ndaj Iranit, megjithë një raport të ri të zbulimit se Irani e kishte ndërprerë veprimtarinë e tij bërthamore në vitin 2003.

Sekretarja Rajs tha sot se raporti i zbulimit nuk shërben si bazë për ndryshimin e politikës amerikane ndaj Iranit. Ajo tha se përfundimet e raportit tregojnë se presioni ndërkombëtar nga Teheranit ka patur ndikim dhe duhet të vazhdojë.

Zonja Rajs i bëri këto komente gjatë udhëtimit të saj për në Bruksel për takimin e ministrave të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Ajo do të kërkojë vënien e sanksioneve të tjera për Iranin pasi ky i fundit ka refuzuar të ndalë programin për pasurimin e uraniumit. Sekretarja Rajs ka gjithashtu në plan të zhvillojë nesër bisedime private për këtë çështje me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.//lk

XS
SM
MD
LG