Lidhje

Sekretari Gejts: Bagdadit po i shtohet presioni për ripajtim politik


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts thotë se ndaj qeverisë së Bagdatit po shtohet presioni nga udhëheqësit lokalë që të arrijnë në mbarë vendin ripajtimin politik, që është arritur në disa pjesë të vendit.

Sekretari Gejts i bëri këto komente sot në Bahrein pasi vizitoi Irakun, ku u takua me kryeministrin Nuri al-Maliki dhe me zyrtarë të tjerë të lartë. Ai tha se kryeministri Maliki dhe Këshilli Presidencial i Irakut e dinë se u duhet të bëjnë përparim lidhur me çështje legjislative kyçe.

Zoti Gejts u takua gjithashtu me komandantin e forcave amerikane në Irak, gjeneralin David Petreas. Gjenerali Petreas tha se ushtria amerikane përballet ende me një armik të rrezikshëm në Irak, megjithë pakësimin kohët e fundit të akteve të dhunës në mbarë vendin.

Ndërkohë, zëdhënësi i një milicie kurde të Irakut tha se 8 ushtarë u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën nga një sulm i militantëve në veri të Bagdatit në provincën e dhunshme të Dixhalas.//lk

XS
SM
MD
LG