Lidhje

Drejtori i FMN-së sugjeron shkurtime të personelit


Kreu i ri i Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se ky institucion duhet të shkurtojë rreth 15 për qind të ekipit të punonjësve dhe duhet të shesë një pjesë të arit që ka në pronësi. Në një artikull të botuar në faqen kompjuterike të FMN-së, Drejtori Dominisque Strauss-Khan thotë se pa bërë ndryshime, FMN-ja do të përballet me një shkurtim prej 200 milionë dollarësh deri në vitin 2010.

Shkurtimet do të prekin 300-400 punonjës të Fondit të përbërë tani prej 2 mijë e 600 nëpunësish. Në artikull thuhet po ashtu, se Fondi mund të shesë një pjesë të 3 mijë e 200 tonëve të arit që ka dhe të blejë me paratë investime që sjellin të ardhura.

Të ardhurat e Fondit janë pakësuar, ndërsa vendet në zhvillim kanë qenë të afta të paguajnë disa nga kredirë e marra, para afatit, duke pakësuar sasinë e interesit që mbledh FMN-ja.

Fondi Monetar Ndërkombëtar përbëhet nga 185 vende anëtare dhe synimi i organizatës është rritja e bashkëpunimit financiar në shkallë botërore, papunësimi i njerëzve dhe pakësimi i varfërisë. //rd//

XS
SM
MD
LG