Lidhje

Lavrov fajëson Perëndimin për ngecjen e negociatave për Kosovën


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov fajësoi shtetet e perendimit dhe sidomos Shtetet e Bashkuara për ngecjen e negociatave rreth statusit të Kosovës. Ai tha sot në Moskë se trajtimi i pavarësisë së Kosovës si diçka e pashmangëshme është pengesa më e madhe për arritjen e një kompromisi.

Zoti Lavrov vlerësoi raportin e Treshes ndërkombëtare për bisedimet 120 ditëshe si të saktë dhe objektiv. Por Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha dje në Bruksel se vendimi mbi Kosovën nuk mund të shtyhet. Ajo bëri thirrje për një angazhim të plotë ndaj parimeve të shprehura në planin e propozuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari për një pavarësi të mbikqyrur.

Dje, Treshja ndërkombëtare e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Rusia i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së raportin për raundin e fundit të bisedimeve të ndërmjetësuar mes Prishtinës dhe Beogradit. Dokumenti do të shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit më 19 dhjetor, ku sipas mediave serbe, Rusia do të rekomandojë vazhdimin e bisedimeve.

Sipas njoftimeve, Franca, Italia, Britania dhe Gjermania i kanë dërguar një letër vendeve të tjera të Bashkimit Europian ku bën thirrje që BE-ja t’i japë fund procesit të negociatave dhe të marrë përgjegjësitë mbikqyrëse për Kosovën. //rd//

XS
SM
MD
LG