Lidhje

Jackson: Dështimi në bisedimet për Kosovën ka krijuar gjendje kaotike


Ish shefi i shtabit të ushtrisë britanike i cili komandoi forcat e NATO-s kur ato hynë në Kosovë në vitin 1999, thotë se dështimi në arritjen e një marrëveshjeje për statusin ka krijuar një gjendje kaotike.

Në një shkrim të botuar sot në gazetën britanike Sunday Telegraph, Gjenerali Mike Jackson paralajmëron gjithashtu se gjendja në Kosovë është jashtëzakonisht e paqendrueshme.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar vendet perëndimore, sidomos Shtetet e Bashkuara, për dështimin e bisedimeve rreth së ardhmes së Kosovës.

Të premten, ndërmjetësit ndërkombëtarë që përfaqësonin Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe Rusinë ia paraqitën raportin e tyre për bisedimet e fundit mbi statusin e Kosovës, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Këshilli i Sigurimit do të debatojë rreth kësaj çështjeje më 19 dhjetor. //ii

XS
SM
MD
LG