Lidhje

SHBA: Grupet e interesave dhe zgjedhjet presidenciale


Disa nga reklamat pro dhe kundër kandidatëve politikë nuk bëhen nga organizatorët e fushatave të tyre. Ato e kanë origjinën në grupe që disa i akuzojnë se kanë intresa të caktuara. Në vazhdim do t’ju njohim me ndikimin e këtyre grupeve në fushatat zgjedhore.

"Unë jam John Kerry dhe po paraqitem në detyrë!" Senatori John Kerry i shtetit Massachusetts ishte kandidati i Partisë Demokrate në vitin 2004, që konkuroi me Presidentin republikan George W. Bush.

Por pak muaj para zgjedhjeve të nëntorit të atij viti, në disa reklama televizive, Senatori Kerry u kritikua për shërbimin e tij ushtarak gjatë Luftës së Vietnamit dhe për qendrimin e tij të mëvonshëm kundër luftës. "John Kerry i tradhëtoi njerëzit me të cilët shërbeu në Vietnam" - Joe Ponder: "Ai pa diskutim e turpëroi vendin". Bob Hildreth: "Unë kam qënë në shërbim ushtarak me John Kerry-in. John Kerry nuk mund të jetë e besueshëm" Këto reklama televizite nuk dolën nga organizatorët e fushatës së Presidentit Bush. Ato u përgatitën nga një grup i pavarur me interesat e veta politike "Veteranët për të vërtetën".

Vëzhguesit politikë thonë se reklama të tilla patën ndikimin e tyre në humbjen e Senatorit Kerry ndaj Presidentit Bush. “Veteranët për të vërtetën” dhe grupe të ngjashme me interesa politike njihen edhe si grupet 527, që është kodi amerikan i taksave për organizime të tilla.

Në 2004, një grup i njohur si “Të shkojmë përpara”, bëri reklama në telezivion kundër Presidentit Bush and politikave të tij. "Krishtlindjet po vijnë më herët për kontribuesit e mëdhenj të George Bush-it. Kompanitë e ilaçeve marrin shuma të mëdha në bazë të ligjit për kujdesin shëndetësor. Kompanitë që punojnë për mbrojtjen morrën kontrata pa konkurencë në Irak. Kontribues të mëdhenj, ja ku është Santa Claus-i". Kritikët thonë se grupet 527 u japin mundësi kandidatëve dhe kampeve të fushatave të tyre të hedhin baltë mbi kundërshtarin ose të ndërmarrin sulme të ashpëra pa u mbajtur drejtpërdrejt përgjegjës.

Peter Fenn është këshilltar i komunikimit për demokratët. "Shumica e këtyre grupeve të ashtuquajtura të pavarura nuk janë aspak të tilla. Ato mund të mos jenë nën urdhërin direkt të kandidatëve apo partive të tyre, por ato e dinë se cilat janë çështjet. Ata janë pjesë e pandashme e fushatës”, thotë Fenn.

Por analistë të tjerë politikë nuk janë dakord me këtë pikëpamje. Brian Darling i grupit konservator të kërkimeve Heritage Foundation në Uashtington thotë: "Ata nuk janë nën kontrollin e kandidatëve. Por është shqetësues fakti se këto grupe të pavarura mund të bëjnë reklama që nuk i kontrollon askush dhe që interferojnë me mesazhin e secilit kandidat”. Grupet 527 janë aktivë jo vetëm gjatë fushatave presidenciale, por ata veprojnë edhe në nivelet shtetërore.

Një grup konservator kundër taksave, i njohur si “Klubi për rritjen ekonomike” interferoi në 2006 në fushatën për zgjedhjet e kongresit në Ohio. "Kush do t’u japë fund shpërdorimeve dhe do të mbrojë interesat e taksapaguesve? Bob Latta që takson dhe shpenzon apo konservatori Steve Buehrer?" Disa vëzhgues politikë thonë se meqë grupet 527 kanë qënë shumë efikasë, ne mund të presim reklama të tilla të pavarura atakuese nga të dy palët në fushatën e vitit 2008 për Shtëpinë e Bardhë. //rd//

XS
SM
MD
LG