Lidhje

Serbët e Bosnjes votojnë për presidentin


Votuesit në rajonin e kontrolluar nga serbët në Bosnje Hercegovinë po zgjedhin presidentin e tyre pas vdekjes së presidentit të mëparshëm Milan Jeliç dy muaj më parë.

Dhjetë kandidatët janë në garë për postin kryesisht ceremonial të presidentit në Republikën e serbëve të Bosnjes, një nga dy entitetet administrative. Kryeministri Milorad Dodiç ka pushtetin më të madh.

Rajko Kuzmanoviç, kandidati i partisë Bashkimi i Social-Demokratëve të Pavarur është pretendenti kryesor për postin. Rivali i tij i ngushtë është Ognjen Tadiç i partisë demokratike serbe që u themelua nga i akuzuari për krime lufte Radovan Karadzic. Marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995 e ndahu Bosnje-Hercegovinën në dy pjesë – Republikën e Serbëve të Bosnjes dhe Federatën Myslimano-Kroate. //rd//

XS
SM
MD
LG