Lidhje

ODIHR, raport për trajtimin e aktivistëve të të drejtave të njeriut


Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR, pranë OSBE-së thekson se ka prirje shqetësuese në zonën e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë në drejtim të trajtimit të aktivistëve që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Zyra e ODIHR-it nxori sot një raport, ku nënvizon se aktivistët pro të drejtave të njeriut janë shpesh objekte sulmesh fizike, si dhe ndeshen me pengesa ndaj së drejtës së tyre për t’u organizuar dhe për t’u shprehur dhe lëvizur lirisht.

Raporti, i cili u paraqit sot në Vjenë në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut parashtron rekomandime për vendet anëtare të OSBE-së mbi përmirësimin e praktikave ndaj mbrojtësve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe punës që ata kryejnë.//lk

XS
SM
MD
LG