Lidhje

Dita e dytë e deponimit të drejtorit të CIA-s në kongres


Kreu i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, u përball sot për të dytën ditë me radhë me pyetjet e ligjvënësve amerikanë rreth shkatërrimit të videokasetave, ku ishin regjistruar hetimet e personave të dyshuar si terroristë. Drejtori i CIA-s, Michael Hayden dëshmoi sot para Komisionit të Dhomës së Përfaqësusve për Çështjet e Zbulimit në një seancë me dyer të mbyllura.

Zoti Hayden dëshmoi dje para komisionit të senatit për çështjet e zbulimit. Pas dëshmisë së tij dje, zoti Hayden u tha gazetarëve se shumë persona të tjerë, duke përfshirë edhe paraardhësit e tij George Tenet dhe Porter Goss, dinë shumë më tepër për këtë çështje sesa ai vetë.

Zoti Tenet ishte në krye të agjencisë në kohën kur videokasetat u rregjistruan në vitin 2002, ndërsa zoti Goss kur ato u shkatërruan në vitin 2005. Javën e kaluar, zoti Hayden u tha punonjësve të CIA-s se videokasetat u asgjësuan për të ruajtur identitetin e personave që merrnin në pyetje të dyshuarit për terrorizëm. Kritikët besojnë se viedokasetat u shkatërruan për të fshehur prova të torturave të paligjshme.//rd//

XS
SM
MD
LG