Lidhje

Medvedev: Putin duhet të jetë Kryeministër i vendit


Politikani i mbështetur nga presidenti rus Vladimir Putin si pasardhës i tij i preferuar tha se zoti Putin duhet të bëhet kryeministër i vendit pas zgjedhjeve presidenciale të 2 marsit. Zëvëndës-kryeministri i parë rus, Dimitri Medvedev, e bëri këtë deklaratë në një fjalim në televizion sot, një ditë pasi siguroi mbështetjen e presidentit Putin.

Zoti Medvedev tha se Rusia duhet të vazhdojë të ndjekë politikat e zotit Putin edhe pas zgjedhjeve. Ai shtoi se një punë prej dekadash nevojitet për të përmirësuar standartin e jetesës në Rusi si dhe pozitën e saj ndërkombëtare, detyra këto, që sipas zotit Medvedev kërkojnë vazhdimësi në rolet udhëheqëse. Presidenti Putin nuk bëri ndonjë koment të menjëhershëm ndaj fjalimit të zotit Medvedev.

Kushtetuta ruse nuk e lejon zotin Putin të kandidojë për të tretin mandat me radhë, por ai ka shprehur interesim për të luajtur një rol të rëndësishëm sapo të japë dorëheqjen nga presidenca.

Zoti Medvedev, nga Petersburgu, ka qënë për një kohë të gjatë aleat i zotit Putin dhe ka shërbyer si menaxher i fushatës së tij në zgjedhjet e vitit 2000. Analistët e përshkruajnë zotin Medvedev si liberal më pak konfrontues ndaj Perëndimit se sa shumë prej kolegëve të tij në Kremlin. //iç//

XS
SM
MD
LG