Lidhje

Irak: 40 të vrarë dhe rreth 125 të plagosur nga 3 shpërthime makinash bombë


Policia irakiane njoftoi se të paktën 40 veta humbën jetën dhe rreth 125 të tjerë u plagosën nga 3 shpërthime makinash bombë në qytetin Amarah me popullsi kryesisht shiite në Irakun jugor.

Policia tha se shpërthimet ndodhën brënda disa minutash dhe makinat me eksploziv ishin lënë në një treg dhe afër një stacioni policie. Shumë prej të vrarëve ishin njerëz të rastit, që ishin mbledhur në vendin e shpërthimit të parë.

Në zonat e Irakut jugor me popullësi kryesisht shiite nuk ka pasur sulme me përmasa të mëdha dhune. Por luftimet mes fraksioneve rivale shiite në atë rajon janë intensifikuar që kur ushtria britanike ua kaloi autoriteteve irakiane përgjegjësitë e sigurimit në muajin prill.

Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se forcat e koalicionit vranë 14 terroristë dhe ndaluan 12 të dyshuar gjatë operacioneve që nga dje, të cilat kishin në shënjestër militantët e lidhur me al-Kiadën në Irakun qëndror. (ze)

XS
SM
MD
LG