Lidhje

Haga dënon ish gjeneralin e serbëve të Bosnjes


Gjykata e Hagës për Krime Lufte dënoi me 33 vjet burgim një ish-gjeneral serb të Bosnjes, për drejtimin e operacionit për rrethimin e Sarajevës gjatë luftës së viteve ‘90.

Gjykata e Hagës dënoi sot Dragomir Millesheviç për rolin e tij në terrorizimin e civilëve në kryeqytetin boshnjak. Në vendimin e tij, gjykatësi Patrick Robinson, tha se faktet e paraqitura në gjyq nxorrën në pah atë që ai e cilësoi “si një përrallë të tmerrshme” të rrethimit dhe bombardimit të Sarajevës nga trupat e komanduara nga ish gjenerali Millosheviç.

Forcat serbe e bombarduan kryeqytetin boshnjak nga zonat përreth, për 44 muaj me radhë, duke vrarë mbi 10 mijë banorët e qytetit, që nuk mundën të largoheshin. Dragomir Millosheviç, i cili nuk ka lidhje familjare me ish-udhëheqësin jugosllav Sllobodan Millosheviç, u dorëzua në gjykatën e Hagës në vitin 2004. //rd//

XS
SM
MD
LG