Lidhje

Varfëria, burimi i vështirësive të fëmijëve në Shqipëri


Organizata "Save the Children" vlerëson se varfëria në Shqipëri është shkaku kryesor i vuajtjeve të fëmijëve, të cilat mund të pakësohen duke mbështetur ekonominë e familjeve të tyre.

Drejtoresha e programit "Save the Children" Veslemoi Nerland, thotë se problemi themelor është ekonomia, varfëria e familjeve dhe mungesa e parave për t'u kujdesur për fëmijët e tyre, ndaj edhe ata mund të ndihmohen, duke mbështetur familjet e tyre. "Mendoj se varfëria dhe vështirësitë ekonomike janë një sfidë e madhe dhe burimi i gjithë problemeve të fëmijëve në Shqipëri" - thotë zonja Nerland.

Në Shqipëri jetojnë shumë fëmijë në kushte të vështira dhe në varfëri, kryesisht për shkak të tranzicionit dhe të tranzicionit të brendshëm. Familjet e tyre lëvizin drejt qyteteve të mëdha, dhe fëmijët nuk gjejnë atje kushtet, shkollimin dhe edukimin e duhur, ndërkohë që prindërit janë të varfër dhe të papunë. Kjo varfëria sjell pasoja negative mbi fëmijët, sjell edhe dhunën brenda familjes. Këta janë pjesa e fëmijëve më shumë të dëmtuar dhe tek ata duhet përqëndruar vëmendja" - tha ajo.

Përfaqësuesja e "Save the Children" tha se Shqipëria ka një plan kombëtar shumë të mirë për mbrojtjen e fëmijëve, qeveria shqiptare e ka futur cështjen e fëmijëve në agjendën kombëtare, dhe po bashkëpunon ngushtë me organizatat joqeveritare për të përmirësuar kushtet e fëmijëve.

XS
SM
MD
LG