Lidhje

Ekspozita "Amerika përmes ajrit"


Shërbimet ajrore të pasagjerëve filluan në Shtetet e Bashkuara në vitin 1914, pak më shumë se një dekadë pas shpikjes së aeroplanit.

Historia e zhvillimit të industrisë ajrore, dhe ndikimit të gjerë që ka pasur tek shoqëria, është bërë një nga tregimet epike të kohës tonë. Muzeu kombëtar i Ajrit dhe Hapësirës në Uashington DC hapi kohët e fundit një ekspozitë me titull “Amerika përmes ajrit” e cila tregon historinë e udhëtimeve ajrore të pasagjerëve në Shtetet e Bashkuara.

Drejtuesi i muzeut, Robert van der Linden thotë se fillimet e aviacionit komercial në Shtetet e Bashkuara ishin të vështira. Dhe vetëm kur qeveria federale vendosi të nxiste rritjen e kësaj industrie duke investuar shumë në postën ajrore, udhëtimet ajrore filluan të zhvilloheshin si biznes. Pastaj kjo industri u rrit shpejt. 93 vjet histori janë përfshirë në galerinë e muzeut. Mes tyre ka modele aeroplanësh dhe fotografi të hershme nga vitet e para të udhëtimeve ajrore që kanë mbetur nën hijen e një Boeing 747.

Zhvillimet e teknologjisë në këtë ekspozitë tregojnë evolucionin brenda kësaj industrie në çdo pikëpamje. Sot, kompanitë ajrore komerciale transportojnë një miliard pasagjerë në çdo cep të globit. //rd//

XS
SM
MD
LG