Lidhje

Vazhdojnë kërkimet për viktimat nga shpërthimi në Algjer


Punonjësit e emergjecës në Algjeri vazhdojnë të kërkojnë për persona të mbetur gjallë nga shpërthimet e djeshme në kryeqytetin Algjer.

Të paktën 31 veta humbën jetën, mes tyre edhe të paktën 11 nëpunës të Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon udhëzoi këshilltarë të lartë që të rishikojnë procedurat e sigurimit të organizatës.

Në një deklatarë të publikuar në Bali të Indonezisë, ku ndodhet për vizitë, zoti Ban dënoi me forcë dy sulmet me bombë jashtë zyrtave të OKB-së dhe të një ndërtese qeveritare në Algjer, duke thënë se fjalët nuk mund të shprehin “ndjenjën e shokut dhe të zemërimit”.

Krahu i Al Kaidës për Afrikën veriore mori përgjegjësinë për sulmet me bombë. Të paktën 100 veta u plagosën në këto sulme. Nga shpërthimet pati dëme edhe tek zyrat e PNUD-it dhe të Komisionerit të Lartë të OKB-së për refugjatët. //rd//

XS
SM
MD
LG